Granit Xhaka nuk do të lëvizë nga Arsenali. Ky është lajmi që vjen nga ishullorët që konfirmon Xhakën në klubin e topçinjve.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, “Topçinjtë” kanë vendosur që Xhaka të mos lirohet në mes të sezonit.
Sezoni i Xhakës nuk nisi më së miri, me kartona të kuq dhe lëndim në gju. Megjithatë, mesfushori u rikthye shpejt, vetëm për t’u testuar pozitiv për COVID dhe për t’u stopuar përsëri duke mbetur jashte fushave.
Granit Xhaka ishte “ëndrra” e Jose Mourinho dhe Romës, ku pas merkatos së verës e tentoi lojtarin shqiptarë edhe gjatë kësaj merkatoje. Por as këtë herë drejtuesit e Romës nuk kanë mundur të bindin Arsenalin që të lërë të lirë mesfushorin, të paktën në këtë merkato, pasi Xhaka ka vendosur të vazhdojë të luajë për “topçinjtë”.
Mesfushori 29-vjeçari ka vetëm 13 paraqitje zyrtare deri më tani këtë sezon te Arsenali. Kontrata e tij skadon në qershor 2024, pasi e ka zgjatur atë në gusht.
Por Xhaka është ende në listën e dëshirave për Romën, me Mourinhon që përflitet se do të bëjë një tjetër lëvizje në verë.