Rolando Marana do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të Futbollit. Ai u prezantua ditën e sotme në një konferencë për mediat nga presidenti i Federatës, Armando Duka, duke pasuar kështu në pankinën kuqezi Sylvinho Campos Junior.
Por me largimin e Sylvinho, largohet edhe stafi i tij teknik, përfshirë këtu dhe asistentin Pablo Zabaleta. Trajneri i ri do të ketë njerëzit e tij të besuar në krah e një prej tyre është edhe Christian Maraner. Një italian që duket se i qëndron besnik në çdo hap Maranës, pasi ka punuar si asistent i tij tek ekipet italiane Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Piza dhe së fundmi te Breschia.
Stafi i ri i drejtuar nga Maran do të kushtojë rreth 400,000 euro në vit. Kjo lëvizje shënon një rënie të ndjeshme dhe një përgjysmim të kostove në krahasim me epokën e Sylvinho-s, duke e rikthyer standardin financiar saktësisht në të njëjtat nivele të njohura gjatë epokave të Reja-s dhe Panucci-t.
