Në mbështetje të Kombëtares/Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë.

Interesi për këtë përballje nga tifozët shqiptarë ka qenë i jashtëzakonshëm teksa siç bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion.

Në komunikatën e saj, qeveria e futbollit shqiptar falënderoi të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike. Në të njëjtën kohë FSHF i ftoi tifozët që do të jenë të pranishëm në Varshavë  të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake.