82-vjeçari brazilian, legjenda Pele ndodhet i shtruar në spital që nga fundi i nëntorit për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Ndërkohë duket se orët në vijim janë tejet delikate, ndërsa familja e futbollistit brazilian i qëndron pranë.

Sipas mjekëve kanceri me të cilin po lufton ikona e futbollit ka avancuar dhe se 82-vjeçari po i nënshtrohet trajtimeve të mëdha.

Kujtojmë se më herët vajza e tij Kely Cristina Nascimento kishte postuar një foto me të atin teksa flinte me të në spital: “Jemi akoma këtu, në luftë dhe me besim. Edhe një natë bashkë”.