Mesfushori kuqezi Nedim Bajrami nuk po preferohet më nga Rangers, edhe trajneri i ri i emëruar pak javë më parë, Danny Rohl.

Trajneri i më parshëm e kishe lënë jashtë listës europiane të ekipit. Ndërkaq në këtë fundjavë Bajrami ishte sërish në tribunë në sfidën ndaj Seltic. Një situatë që po ja bën shumë të vështirë jetesën në Skoci shqiptarit i cili e filloi mirë aventurën atje me gola e asiste.

Për të është hera e 4-të në këtë sezon që përfundon në tribunë. Në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Bajrami ka mundur të luajë në 5 prej tyre, por me minutazh të paktë. Saktësisht në total ka luajtur me Rangers në këtë sezon vetëm 59 minuta.

Kjo situatë që po kalon mesfushori është një lajm i keq edhe për Sylvinhon dhe stafin e tij. Kjo pasi në pas 10 ditësh Kombëtarja shqiptare dot ë luajë ndaj Andorrës në transfertë dhe 3 ditë më pas ndaj Anglisë në “Arenën Kombëtare”. Duelet e fundit këto në këto eliminatore të Kupës së Botës 2026.