Ishte Botërori i Rusisë i vitit 2018 kur Zvicra dhe Serbia u përballën mes tyre me skuadrën helvete që fitoi me rezultatin 2-1.
Dhe fati deshi që të dy golat të shënoheshin nga dy futbollistë shqiptarë që luanin me përfaqësuesen zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri të cilët festuan duke bërë gjestin e shqiponjës. Një moment ky që nuk është harruar nga mbrojtësi serb, Nemanja Matic që ishte i pranishëm në atë ndeshje.
Matic, që aktualisht është pjesë e Sassuolos në kampionatin italian të futbollit, e preku këtë temë në një intervistë të dhënë për ‘FourFourTwo’ duke mos e miratuar gjestin e të dy futbollistëve.
‘I respektoj si futbollistë, kam luajtur kundër tyre disa herë në Premier League. Por me atë veprim ata fituan pak pikë politike-tha Matic në intervistën e tij-ata janë rritur në Zvicër mendoj. Duke bërë atë gjest, ti nuk po tregon respekt për vendin për të cilin luan. Nëse të pëlqen kaq shumë Shqipëria, pse nuk luan për të? Kjo është pyetja ime. Mund të pëlqesh vende të tjera, nuk është ndonjë problem. Kam luajtur ndaj Xhakës shumë herë dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme, kemi shtrënguar duart, ai është një futbollist i mirë, po ashtu edhe Shaqiri, por por unë nuk do të provokoja kurrë ndokënd. I respektoj të gjithë’.

Top Channel
