PSG do të përballet me Chelsean këtë të dielë, në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.

Pascal Dupraz, ish-trajneri i Ligue 1 është shprehur së fundmi, se në rast se triumfojnë parisienët, atëherë Topi i Artë do të fitohet nga Ousmane Dembele.

“Nëse PSG fiton kundër Chelseat, për mua është mbyllur puna, Dembele duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Dupraz. Dembele ka zhvilluar sezon fantastik me PSG, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

Në mbrëmje, ora 21:00, PSG dhe Chelsea diskutojnë trofeun e Kupës së Botës për Klube. Në stadiumin “MetLife” në New Jersey, kampionët e Europës sfidohen nga Chelsea i Enzo Marescas, që ka treguar forcë e cilësi në fushë. Finalja është për t’u fituar. Maresca kërkon një trofe madhor, me kompeticionin që për herë të parë u luajt në këto përmasa. Italiani i Chelsea-t ka bërë një punë të mirë në ringritjen e bluve dhe një trofe do t’i vendoste “vulën” një sezoni ku gjithashtu fituan Conference League-n.