Harrojini videot virale dhe fushatat e kushtueshme të marketingut. Nëse doni të bëheni të famshëm brenda natës, mjafton të jeni 40 vjeç, të luani në ligën e dytë portugeze, të paraqiteni në Kupën e Botës dhe të ndalni kampionët e Europës.

Kjo është historia e Vozinhës, portierit veteran të Kombëtares së Kepit të Gjelbër. Para sfidës ndaj Spanjës, ai numëronte rreth 46 mijë ndjekës në Instagram, një profil i thjeshtë dhe larg vëmendjes së madhe.

Por gjithçka ndryshoi pas paraqitjes së jashtëzakonshme në fushë. Me shtatë pritje vendimtare ndaj spanjollëve, Vozinha u shndërrua në heroin e mbrëmjes dhe, njëkohësisht, në fenomenin më të ri të rrjeteve sociale.

Vetëm tre orë pas ndeshjes, llogaria e tij në Instagram u rrit me ritme marramendëse, duke arritur në 2.4 milionë ndjekës.

Sot, portieri ka në rrjetet sociale pothuajse pesë herë më shumë ndjekës sesa është popullsia e të gjithë shtetit të tij.

Mund të imagjinohet lehtësisht atmosfera në dhomat e zhveshjes, teksa veterani pyet shokët e skuadrës: “O çuna, si fiket ky Instagrami? Më mbaroi bateria!”

Spanja nuk arriti ta mposhtte në fushë, por interneti e ktheu Vozinhën në yll global brenda pak orësh.