Kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti ka folur ditën e sotme në konferencë me mediat, para ndeshjes me Serbinë.

Për Gjimshitin, nuk munguan pyetjet në lidhje me dy lojtarët serbë, Vlahovic dhe Jovic, me të cilët ai luan tek Atalanta. Por nga ana tjetër, ai u pyet edhe për bashkëshorten e tij e cila ka origjinë serbe.

Të gjitha këtyre pyetjeve Gjimshiti vendosi të mos u përgjigjej, teksa tha se ka vendosur të flasë vetëm për futboll.

“Vlahoviç dhe Joviç? Nuk kam folur me të tjerët, vetëm me Samardzic që e kam në stërvitje. Nuk do them këtu çfarë kemi folur. Nuk janë vetëm ato, por gjithë Serbia që ka shumë lojtarë të fortë individualë, të fokusohemi te të gjithë do jetë çelësi i suksesit nesër. Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu e lëmë me futboll.”– tha ai.