Arsit Kurtaj, 19-vjeçari me origjinë nga Malësia e Madhe, po bën hapa të rëndësishëm në futbollin profesionist. Qendërmbrojtësi 193 cm, me këmbë të majtë, është pjesë e CS Marítimo, ku ka luajtur me U23 dhe ekipin e parë.
Kurtaj ka regjistruar 860 minuta lojë, ndërsa mban fanellën me numrin 3. Pas eksperiencës te Burton Albion, ai ka firmosur kontratë profesionale me CS Marítimo deri në vitin 2027.
Me fizikun, profilin e një qendërmbrojtësi të majtë dhe eksperiencën e fituar në nivele të ndryshme, Kurtaj po kërkon të konsolidohet gjithnjë e më shumë në futbollin portugez.


