Klajdis Hasmuca, vetëm 12 vjeç po përjeton ëndrrën e tij mëtë madhe teksa mban veshur fanellën e ekipit të tij tëzemrës…Barcelonës.
Gjithçka do të niste në moshën 7-vjeçare kur pasioni për sportin u shtri nga fushat e lagjes, në Football Bayern Albania, aty ku do të shpallej dhe mesfushori më i mirë në Ballkan dhe do të mbante në dorë një medalje që do të shënjonte përfundimisht rrugëtimin e tij, që tashmë duket i destinuar për të qenë në mes yjeve të sportit më të dashur në botë.
Më pas me të njëjtin përkushtim të fillimit do të bashkohej me ekipin e Football Republic dhe hap pas hapi do të mbërrinte aty ku ai kishte ëndërruar. Pjesëmarrja kushtonte 500€, ndaj dukej disi e pamundur në atë moment… derisa një trajner i tha:
“A do të vish në Barcelonë?”
Një dorë e shtrirë falë talentit do ta katapultonte atë në Barcelonë, ku sot stërvitet në La Masia, me fanellën e Barcelonës, duke jetuar ëndrrën që nisi në një fushë të vogël në Shqipëri. Klajdis Hasmuca, është shembulli, që kur nuk heq dorë nga ëndrrat ia del