Ndihmëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta ka zbuluar së fundmi detaje të pathëna, në lidhje me kombëtaren shqiptare, por dhe raportin e tij me trajnerin Sylvinho.
Ai ka treguar se Sylvinho i ka kërkuar që ta kishte në stafin e tij gjatë drejtimit të Shqipërisë dhe ishte një ofertë që e pranoi direkt. Sa i përket Kupës së Botës, Zabaleta u shpreh se në rast se
Shqipëria kualifikohet, do u bëhet statujë në Tiranë.
“Me Sylvinhon u takuam në sezonin 2009-10 te Manchester City. Ai erdhi nga Barcelona, unë nga Espanyol. Një miqësi lindi aty dhe tre vite më parë më ftoi të ndihmoj te Shqipëria. Ishte një mundësi që e pranova menjëherë.
Me Serbinë nuk do të luajmë në Beograd. Është një sfidë që duhet marrë me kujdes, sepse në 2014 pati probleme, pas disa përplasjeve mes lojtarëve kur një dron fluturoi mbi fushë me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që përfshin edhe Kosovën. Nëse ne arrijmë të kualifikojmë Shqipërinë në Botëror, do të na bënin një statujë në Tiranë.”– tha ai.