Spanja fitoi Botërorin, gëzoi dhe festoi suksesin kundër Argjentinës. E megjithatë një ditë pas triumfit ka nga ata që nuk i kursejnë polemikat. ‘Argjentina, gjesti i ulët që turpëroi botën’-ky është sulmi i të përditshmes Marca ndaj kombëtares Albiceleste të drejtuar nga Lionel Scaloni.
Por për çfarë gjesti bëhet fjalë? Sipas medias iberike, argjentinasit u drejtuan nga ana tjetër gjatë festimeve të La Roja. ‘Një nga lëvizjet më meskine që është parë ndonjëherë në historinë e botërorëve-vijon më tej Marca.
Por e përditshmja spanjolle e vijon editorialin e saj me leksionin e La Roja ndaj argjentinasve në sjellje dhe në aspektin tekniko-taktik.
‘Tentativat për të ulur ritmin, ndërprerjet e vazhdueshme, aksionet në limitet e të lejueshme vazhduan gjatë gjithë ndeshjes-lexohet në editorial-por në fund e gjithë bota e pranoi se futbolli vendosi drejtësinë dhe e uroi skuadrën për futbollin e bukur me të cilin fitoi titullin e dytë botëror. Të gjithë, përveç Argjentinës, që në vend të pranojë me sportivitet humbjen, vijoi të dhurojë një spektakël të turpshëm. Mund të kuptohet trishtimi dhe frustrimi, ndjenja e zhgënjimit, zemërimit, irritimin…por kjo brenda disa kufijve. Sjelljet e tjera janë absolutisht të dënueshme’.
