Spanja arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme për herë të katërt Kampionatin Europian, duke mposhtur Anglinë me rezultatin 2-1.
Por përveçse i mohuan edhe një herë tjetër Anglisë fitoren e këtij kompetcioni, që nuk e ka fituar asnjëherë, spanjollët duket se e bënë akoma dhe më të besueshëm teorinë e “mallkimit” të Harry Kane.
Kapiteni i “Tre Luanëve” është padyshim qendërsulmuesi më i madh i vendit të tij, pasi ka thyer një sërë rekordeshr, ka fituar një “Këpucë të Artë” të Kupës së Botës dhe është bërë një nga tre lojtarët që kanë shënuar 200 gola në Premier League. Për sa i përket aftësive, ai është një sulmues i kompletuar, megjithatë ai nuk ka fituar asnjë trofe të rëndësishëm në karrierën e tij.
Si mundet që një lojtar kaq i mirë të mos ketë fituar kurrë një trofe?
Kane e ka nisur karrierën profesionale tek Leicster, skuadër me të cilën nuk arriti të fitonte trofe të rëndësishëm. Më pas kaloi në vitin 2009 tek Tottenham.
Në sezonin 2015/16, ish-skuadra e Kane, Leicester, do të shpallej kampione e Anglisë, duke i hequr kështu mundësinë lojtarin të fitonte trofeun e parë me “Spurs”. Titulli do të vendosej nga Chelsea, skuadra e 10 në tabelë, duke rrëmbyer një barazim 2-2 nga 2-0 ndaj Tottenham.
Tottenham do të përfundonte i treti atë sezon pas rivalëve të hidhur, Arsenalit – megjithatë Kane dhe Co do të hakmerreshin ndaj Topçinjve sezonin e ardhshëm, duke konkurruar në një tjetër luftë për titull kundër bluve. Skuadra e Antonio Contes ishte shumë e mirë atë sezon.
Deri në atë kohë, askush nuk flistë për mallkimin, pasi Kane ishte relativisht i ri. Askush nuk priste që Kane të fitonte trofe, megjithëse largimet nga FA Cup dhe League Cup ishin disi zhgënjyese, duke pasur parasysh forcën e ekipit ku ai luante.
Pas kësaj, Kane shkëlqen në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Si superylli i padiskutueshëm i Anglisë, lojtari i Tottenhamit merr Këpucën e Artë, por nuk arrin që të kalojë skuadrën e tij në finale.
Pas Botërorit 2018, rinis Premier League. Tottenham pati një sezon të mirë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018-2019, duke arritur deri në finale, edhe pse Kane pati një dëmtim që e la jashtë fushe për disa kohë.
“Spurs” arritën të mposhtin Manchester Cityn dhe Ajax-in në netët ikonike evropiane. Son e udhëheq linjën mrekullisht dhe caktohet një takim me Liverpool- in në Madrid.
Kane rikuperohet për në finale. Natyrisht, Pochettino zgjedh qendërsulmuesin e tij më të mirë.
Megjithatë, edhe këtu Kane do dilte duarbosh, pasi Liverpool do arrinte të ngrinte trofeun më të rëndësishëm për klube.
Koha e Pochettino në veri të Londrës konsiderohet si një nga më të mirat që tifozët e Spurs kanë njohur ndonjëherë për sa i përket stilit të lojës dhe konkurrencës në krye. Megjithatë, Harry Kane nuk fitoi asnjë trofe me ekipin ku qëndroi më gjatë në karrierën e tij dhe që i dha shumë.
Pas francezit, në stolin e londinezëve ulet Jose Mourinho, i cili është trajneri i vetëm që në çdo klub që ka drejtuar, ka arritur të fitojë të paktën një trofe.
Tottenham ka pjesën më të madhe të një skuadre në kulmin e tyre, duke përfshirë Eriksen, Dele, Kane dhe Son dhe duket se tashmë kishte ardhur momenti i dukur që dhe Kane të shpërblehej.
E megjithatë edhe “The special one” nuk ia del.
Pas kësaj, në vitin 2021, Mourinho, disi, e çon Tottenhamin në një finale të Kupës së Ligës kundër Manchester Cityt. Deri në këtë pikë në karrierën e tij, ai ka fituar çdo finale në të cilën ka qenë – përfshirë kundër Pep Guardiolës, i cili do të qëndrojë përballë tij në vijën e lojës.
Tottenham tenton të fitojë trofe në vitet që përfundojnë me numrin 1. Fitimet e FA Cup erdhën në 1921, 1961, 1981 dhe 1991, Kupën e Ligës në 1971, dhe dy tituj e vetëm të klubit ishin në 1951 dhe 1961,
E megjithatë, një javë para finales, Mourinho shkarkohet.
Një mik i vjetër i Kane, Ryan Mason, i cili ka trajnuar vetëm një ndeshje më parë ekipet e moshave, merr përgjegjësinë për finalen e Wembley. Në atë ndeshje, Kane humb penalltinë e tij në gjuajtjen e fundit dhe e përfundoi turneun me katër gola dhe sërish, pa trofe.
Atë verë, Manchester City e bëri Kane një nga dy objektivat kryesorë të merkatos.
Kreu i Tottenham, Daniel Levy kërkon 150 milionë funte për Kane. Çuditërisht, City heziton të bëjë një marrëveshje për aq shumë. Kane hyn në grevë (jo për shumë kohë), duke iu bashkuar trajnerit të ri Nuno Espirito Santo për fillimin e sezonit.
A do të kishte fituar Kane trofe me Guardiolën? Kjo pyetje nuk morri përgjigje.
Pavarësisht këtij transferimi të dështuar, Kane fokusohet si gjithmonë plotësisht tek Tottenhamin në 3-4-3 të tij të preferuar dhe menjëherë gjërat fillojnë të marrin formë nën drejtimin tahsmë të italianit Antonio Conte.
Tottenham shpenzon para të mëdha në verën e 2022. Richarlison bëhet nënshkrimi i tyre rekord dhe Conte mbështetet deri në fund. Flitet se kjo skuadër e Spurs është sfiduesi më i afërt me Cityn dhe Liverpoolin… vetëm Conte shkarkohet në mars të sezonit të ardhshëm.
“Historia e Tottenhamit është kjo. 20 vjet ka pronar dhe nuk kanë fituar kurrë diçka, por pse? Faji është vetëm i klubit, apo i çdo trajneri që qëndron këtu?”, tha italiani i tërbuar, në një konferencë shtypi që do ta shihte atë të shkarkuar.
Shumë skuadra të të rinjve të Anglisë kanë fituar tituj deri tani. “Luaneshat” kanë fituar Kampionatin Evropian në Wembley. Por ekipi i të moshuarve të meshkujve nuk mund të ndjekë shembullin.
Edhe në botërorin e vitit 2022, do jetë i njëjti fund i hidhur për sulmuesin.
Anglia e sheh veten duke humbur 2-1 ndaj Francës në Katar, në çerekfinalen e Kupës së Botës, kur Kane bëhet gati për të gjuajtur penalltinë që mund ta çonte një hap pranë finales dhe trofeut të parë. Por sërish mallkimi godet dhe Kanë gjuan jashtë.
Përsëri, kapiteni i Anglisë nuk mundi të shënojë.
Kjo duket se ishte goditja që e bëri të kuptojë se duhet të ndryshojë diçka. Kështu, ai vendos të largohet nga Londra, për të vazhduar karrierën në Gjermani, tek Bayern Munich. Ai firmos për Bayernin në të njëjtën ditë me Superkupën e Gjermanisë dhe ulet në stol për përballjen kundër RB Leipzig. Por edhe pse ndryshoi shtet, mallkimi e ndjek nga pas.
Leipzig, i cili kurrë nuk e ka fituar kompeticionin, mundi Bayernin 3-0, me Dani Olmo që realizoi katër gola. Sërish Kane mbetet pa trofe.
Por me shpresën e trofetë do vijnë, Kane nis pa problem sezonin e rri. Ai ndodhet tashmë në ekipin që ka fituar më shumë kampionatin gjerman.
Por, ajo që shpaloset në sezonin e parë të Kane në futbollin gjerman është e pashpjegueshme. Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Bayern e mbyll sezonin duarbosh dhe mënyra e kolapsit është e pabesueshme.
Në ligë, Bayer Leverkusen e Xabi Alonso triumfon ndaj një Meisterschale të pamposhtur, për herë të parë në historinë e tyre të gjatë, duke i dhënë fund etiketimeve të ‘Neverkusen’ njëherë e përgjithmonë.
Kane fitoi Këpucën e Artë në Gjermani sezonin e kaluar dhe ishte qendërsulmuesi më i mirë në Evropë, por ende pa trofe.
Dhe dje, teoria e mallkimit duket se u vulos përfundimisht. Kane tashmë e sheh veten në vitet e fundit të karrierës ku e ka treguar veten dhe talentin që ka, e megjithatë, pa një kupë të vetme.