Klubet shqiptare nisin rrugëtimin e tyre në kompeticionet evropiane. Elbasani zbriti këtë të martë në fushën e lojës për sfidën e raundit të parë të Conference League me BATE Borisov. Në Elbasan Arena, kjo ndeshje nuk pati fitues pasi skuadra verdheblu dhe ajo bjelloruse e mbyllën atë me barazimin 1-1.
Elbasani e nis mjaft mirë ndeshjen teksa që një minutën e 8 iu afrua golit të avantazhit me Nikaj me shkodranin që tentoi me një gjuajtje të fortë por që u ndal nga portieri. Skuadra e Gvozdenovic po zhvillonte minuta shumë të mira teksa ushtronte vazhdimisht presion në skuadrën e skuadrës bjelloruse. Elbasani ishte superior ndaj kundërshtarëve dhe e mori shpërblimin e merituar për lojën që po zhvillonte në minutën e 46 kur Nikaj shfrytëzoi një asist të Hebaj për të shënuar golin e avantazhit për verdheblutë.
Pjesa e dytë nisi me një mundësi shumë të mirë të BATE teksa Varska tentoi me një gjuajtje me kokë por topi përfundoi ngjitur me tramversën. Në krahun tjetër Elbasanin u kundërpërgjigj me Nikaj që ishte në një ditë të shkëlqyer, por gjuajtja e tij u ndal në dy kohë nga portieri i BATE. Por në minutën e 67 skuadra mike arriti të gjejë rrugën e rrjetës me Rusakov që u aktivizua si zëvendësues duke barazuar shifrat 1-1. Pas këtij momenti historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 1-1 me skuadrat që lënë gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit për ndeshjen e kthimit./ Top Channel
