Kampionati europian


Ekipi i peshengritjesPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i dorëzoi ekipit kombëtar të peshëngritjes në një ceremoni të posaçme në Presidencë flamurin kuqezi në prag të Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të Rritur, që do të zhvillohet nga data 8 deri më 14 prill në kryeqytet. Presidenti Nishani falënderoi organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm për sportin shqiptar, që sipas numrit një të shtetit do të ndikojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë.


Nuk i përmbajti emocionet flamurmbajtësi i ekipit shqiptar, Briken Calja, i cili premtoi disa medalje të arta në këtë Europian.


Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, siguroi presidentin për një prezantim dinjitoz të Shqipërisë si në organizim ashtu edhe në gara.


Në Europianin e Peshëngritjes, ekipi shqiptar do të përfaqësohet nga 12 peshëngritës, 10 meshkuj dhe 2 femra, në të gjitha kategoritë.