Në Lillehammer të Norvegjisë janë zhvilluar finalet e Kupës së Botës për femra në ski, ku sot u mbajt gara e fundit sezonale në disiplinën e sllallomit.
Për ngjyrat kuqezi garoi Lara Colturi, e cila u rendit në vendin e 16-të mes 24 pjesëmarrëseve. Gara u fitua nga Mikaela Shiffrin.
Skiatorja 19-vjeçare regjistroi kohën totale 2’11”10 pas dy zbritjeve, në një paraqitje të qëndrueshme dhe pa gabime të mëdha.
Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 1’10”13, duke u renditur në vendin e 10-të, ndërsa në të dytën regjistroi 1’00”97, çka bëri që të humbiste disa pozicione në klasifikimin përfundimtar.
Në tërësi, performanca e saj u vlerësua pozitive, megjithëse i mungoi agresiviteti i treguar në garat e mëparshme të sezonit. Megjithatë, sezoni në sllallom konsiderohet i mirë për talentin e ri shqiptar.
