Është vetëm muaji janar, por Fabio Martins ka vendosur tashmë golin e tij si kandidaturë për Çmimin Puskas të këtij viti me një goditje të bukur në Arabinë Saudite.
Goli krijues dhe akrobatik i Martins për Al Shabab FC është me të vërtetë një nga më të mirët që do të shihni këtë vit dhe mund ta fitojë çmimin e vitit 2021.
Anësori portugez, filloi sulmin pasi u rrotullua shkëlqyeshëm me një driblim ndaj një lojtari kundërshtar në gjysmën e fushës.
Martins më pas befasoi të gjithë me një goditje akrobatike në një moment magjie që duket edhe më mirë në përsëritje.
Just scrap this year’s Puskás Award, there’s no point ?
? @riyadiyatv pic.twitter.com/cHF9nuCFCb
— 433 (@433) January 19, 2021