Federata Shqiptare e Futbollit si rrallë herë, ka publikuar sot pamjet nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas ndeshjes me Letoninë.

Në video shfaqet trajneri Sylvinho, i cili i drejtohet ekipit me një mesazh ku ndër të tjera flet dhe për mosaktivizimin e disa prej lojtarëve.

“Çuna, patëm një problem. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sonte. Urime të gjithëve. Keni bërë shumë mirë të gjithë. Kjo është rruga jonë, nuk ka rrugë tjetër! Më vjen keq nëse dikush nuk luan në një ndeshje, por ishte një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Marashi (Kumbulla) që u aktivizua 2-3 minuta, e kuptoj, kam qenë vetë futbollist, është ndjenjë e shëmtuar, por bravo. Faleminderit shumë!

Edhe kur Asllani merr topin për të gjuajtur penalltinë, pashë secilin në pankinë, pashë Dakun dhe Hoxhën te linja e fushës. Bravo çuna, mbështeteni skuadrën tuaj, bëni më të mirën tuaj. Tani nuk e kemi më këtë problem. Ju lumtë, punë shumë e mirë”, u shpreh Sylvinho

View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)