Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra duhet të lërë pas eliminimin nga Polonia dhe të fokusohet te ndeshja e radhës me Ukrainën. Ai u shpreh se është e vështirë të përgatitësh një ndeshje të tillë, sidomos pas situatës që ndodhet skuadra.
“Është e vështirë të diskutosh për vitin e kaluar, kur kemi një ndeshje të vështirë përpara. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë. Kemi luajtur në një fazë play off-i, që ishte ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares shqiptare. Kur humbet, duket sikur çdo gjë shkon keq. Ne kemi një tjetër ndeshje nesër. Do jetë një ndeshje e bukur. Besoj se dhe ata do të luftojnë për të marrë më të mirën.
Është shumë e vështirë të përgatitesh për një ndeshje të tillë pas kësaj situate. Më pyetët për një ndeshje miqësore. Unë kurrë nuk besoj te ndeshjet miqësore. Kur futesh në fushë, duhet të japësh më të mirën për 90 minuta. Unë nuk besoj te ndryshimi i 5-6 lojtarëve. Si trajner, duhet ta organizosh mirë ekipin”, tha ndër të tjera Sylvinho.



