Turqia kërkon të kthehet në Botëror për herë të parë pas vitit 2002. Turqit do përballen me Kosovën në “Fadil Vokrri” të martën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Play off të Botërorit.

Për këtë takim, me vlera historike, kombëtarja e drejtuar nga Vicenzo Montella ka vendosur që të mos stërvitet në Kosovë, ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht për skuadrat që luajnë në transfertë.

Sipas planeve, lojtarët e Turqisë do bëjnë një ecje të thjeshtë pasditen e së hënës në fushën e “Fadil Vokrrit”, ndërsa më pas është programuar konferenca për shtyp. Kujtojmë që për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat në dispozicion.