Kristjan Asllani është zyrtarisht lojtar i Beşiktaşit. Mesfushori shqiptar është prezantuar sot nga klubi turk dhe do të luajë me huazim deri më 30 qershor, pas një periudhe të vështirë te Torino.

Beşiktaş njoftoi se Asllani ka kaluar me sukses të gjitha vizitat mjekësore para firmosjes. Futbollisti iu nënshtrua kontrolleve të detajuara në gjak, ortopedi, mjekësi të brendshme, okulistikë, otorinolaringologji, kirurgji të përgjithshme dhe kardiologji. Procesi përfundoi me teste pulmonare dhe prova fizike të sforcimit.

Klubi turk ka siguruar gjithashtu të drejtën për blerjen përfundimtare të kartonit të 22-vjeçarit nga Inter, për një shumë që raportohet të jetë rreth 10 milionë euro.