Kombëtarja shqiptare mësoi këtë të enjte kundërshtarin në shortin e hedhur në Zyrih për fazën e “play off”-it të Botërorit.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka theksoi se nuk priste asnjë dhuratë nga ky short dhe se të gjithë duhet të përqendrojën në maksimum për sfidën me Poloninë.

“E para, jam i lumtur që jemi në short, për playoffin e Kupës së Botës. Nuk prisja që të kishim ndonjë dhuratë. Këtu janë të gjitha ekipet e forta. Në vazon e dytë kundërshtarët e mundshëm, për mua ishin të gjithë të fortë. Polonia është një skuadër që në fakt kemi luajtur në 2-3 vitet e fundit, gjithsesi shumë e fortë me një nga yjet e futbollit evropian, por ne do të tentojmë shanset tona. Duhet të përqendrohemi maksimalisht tek Polonia, shpresojmë që ta kalojmë“-, tha Duka.

Më pas, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se nuk kishte ndonjë preferencë për kundërshtarin para shortit dhe se shpreson që kombëtarja të dhurojë emocione pozitive

“Nuk kam pasur asnjë lloj dëshire për kundërshtarin që para se të vinim. Por ashtu sic erdhën punët në short, nuk do më pëlqente vazo e parë që ishte një ndeshje në Uells dhe e dyta kundër një kundërshtari të mundshëm si Italia. Të tjerët më duken të gjithë shumë të fortë. Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë playoff, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin,. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka shumë të papritura, ka emocione dhe unë shpresoj shumë që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive’-përfundoi presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit“-, Armand Duka