Nuk ka më dilema. Granit Xhaka i ka dhënë drejtim të ardhmes teksa është transferuar te skuadra e Sunderland.
Ka qenë klubi i Premier League, që ka bërë të ditur lajmin, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën për 3 vite. Edhe pse kishte interes nga disa skuadra të mëdha, Xhaka vendosi të bashkohej me Sunderland.
Granit Xhaka ka dhënë edhe intervistën e parë për faqen e klubit ku më parë ka luajtur edhe Lorik Cana.
“Kam pritur gjatë për të zbuluar të ardhmen time, por tani jam këtu dhe mezi pres të filloj këtë aventurë të re. Kjo është një skuadër ambicioze dhe i tillë është edhe projekti i ri”.
Ti ke pasur oferta edhe nga skuadra të tjera, pse zgjodhe Sunderland?
“Sepse doja të nisja një aventurë krejt të re. Kjo është një sfidë e madhe për mua dhe vetë ambiciet e klubit. Ndihem mirë me energjinë që përcjell ambieti, mentaliteti i skuadrës dhe tifozëve. Këtë po kërkoja, ndaj jam këtu”,- tha Xhaka.
Bisedimet mes palëve nisën në mënyrë diskrete në fillim të këtij muaji dhe sipas raportimeve, Xhaka ka shprehur menjëherë dëshirën për të kaluar në “Stadium of Light”, duke u shprehur i gatshëm të largohet nga Leverkuseni vetëm për këtë destinacion.
Marrëveshja është finalizuar dhe mesfushori me origjinë shqiptare pritet të niset drejt Anglisë për të kryer testet mjekësore dhe firmosur një kontratë dyvjeçare me ekipin e Regis Le Bris.
Ky transferim vjen vetëm pak ditë pasi trajneri i ri i Leverkusenit, Erik ten Hag, deklaroi publikisht se Xhaka nuk ishte në shitje.
Megjithatë, duket se këmbëngulja e Xhakës ka rezultuar vendimtare, duke bindur drejtuesit gjermanë ta lejojnë të transferohet, pavarësisht qëndrimit të Ten Hag.
Sipas Sky Sport, ekipi anglez ka paguar 17 milionë euro për kartonin e Xhakës, 13 kesh, plus 4 të tjera në formë bonusesh. Te Sunderland, Xhaka do të mbajë të veshur fanellën me numrin 34.
Në moshën 32-vjeçare, Xhaka rikthehet në futbollin anglez, këtë herë me misionin për të ndihmuar Sunderlandin në rikthimin e tij në Premier League.
