Të ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe gazetari sportiv, Endi Tufa. Në këtë episod dedikuar plotësisht sportit me rastin e ndjeshjes Shqipëri-Ukrainë ishin të ftuar gjithashtu me anë të një lidhje telefonike edhe Bekim Balaj dhe Odise Roshi, të cilët u tërhoqën pak ditë më parë nga kombëtarja.

Salsano: A ka ndonjë lojtarë të mirë që nuk ka vendosur të vijë me Shqipërinë?

Armand: Ka disa shumë të mirë që janë akoma të përqendruar në klube dhe nuk kanë vendosur të shkojnë për një ekip kombëtar apo presin të luajnë me një kombëtare tjetër, siç është rasti që dihet publikisht, Gruda. I cili është lojtar i mirë dhe pret që të luajë me Gjermaninë. 

Endi: Të vjen keq president, kur sheh që Shqipëria mbetet si alternativë e dytë?

Armand: Unë kam interes këtu dhe për detyrën që bëj, kam konflikt interesi në mendimin tim. Unë them që të gjithë duhet të vijnë me Shqipërinë. Por nuk mendoj se është gjëja më e mirë që të vish për Shqipërinë. Dhe mund të jap shembuj dhe argumente sa të duash për këtë nga ajo çfarë ka ndodhur. Ne kemi futvollistë që kanë vendosur të luajnë për Shqipërinë, që kanë pasur mundësinë të luajnë për ekipe të tjera kombëtare dhe kanë qenë të kënaqur me karrierën që kanë bërë nga kombëtarja shqiptare. Dhe kemi dhe raste të kundërta, shqiptarë që kanë vendosur të luajnë për kombëtare të tjera dhe historia e tyre kombëtare ka qenë pothuajse e padukshme. Për shembull Shkodran Mustafi që ishte një futvollist i niveleve të larta, luajti shumë pak me kombëtaren gjermane. Apo Nini apo ndonjë tjetër në Greqi, që pothuajse nuk kanë debutuar fare./TAR