Iran ka paralajmëruar FIFA për mundësinë e tërheqjes nga Kupa e Botës 2026, nëse ndeshjet e Grupit G nuk zhvendosen nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.

Kombëtarja iraniane është planifikuar të përballet me Belgjikë, Egjipt dhe Zelandë e Re, por autoritetet në Teheran kanë shprehur dyshime serioze për zhvillimin e ndeshjeve në territorin amerikan.

Ministri i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi se mundësia që skuadra të luajë në Los Angeles dhe Seattle është “shumë e ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe tensionet politike, përfshirë deklaratat e fundit të Donald Trump.

Megjithë kërkesat dhe presionin diplomatik për zhvendosjen e ndeshjeve, FIFA nuk ka marrë ende një vendim, duke theksuar se pret zhvillimet dhe garancitë përkatëse për sigurinë e ekipit.

Sipas rregullave në fuqi, në rast të tërheqjes së Iranit, vendi i tij në turne mund t’i kalojë Emiratet e Bashkuara Arabe, bazuar në kriteret rajonale të përfaqësimit.