Argjentina ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, por këtë herë për një rekord që asnjë skuadër nuk do të donte ta kishte.

Në finalen e Botërorit ndaj Spanjës, kombëtarja e Lionel Scalonit nuk arriti të regjistronte asnjë gjuajtje gjatë gjithë 90 minutave, duke u bërë skuadra e parë që e mbyll kohën e rregullt të një finaleje të Kupës së Botës pa asnjë tentativë drejt portës apo jashtë saj, që prej kohës kur statistikat e detajuara të këtij kompeticioni mbahen zyrtarisht.

Spanja dominoi plotësisht sfidën, duke mos u lënë hapësira kampionëve në fuqi për të krijuar raste të rrezikshme.

Ndërkohë, skuadra amerikano-jugore e mbylli të gjithë finalen pa asnjë gjuajtje, duke vendosur një statistikë të paprecedentë në historinë e finaleve të Kupës së Botës.