Real Madridi ka publikuar listën me lojtarët e thirrur për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Në sy bie mungesa e liderit të padiskutueshëm, Kylian Mbappe.

Golashënuesi më i mirë i La Ligas nuk është rikuperuar nga dëmtimi i gjurit dhe klubi ka zgjedhur një trajtim konservativ, duke shmangur ndërhyrjen kirurgjikale.

Bëjmë me dije që skuadra e Xabi Alons do të përballet me Ateltico Madridin në gjysmëfinale në stadiumin King Abdullah në Jeddah, të enjten në orën 20:00. Fituesi do të luajë ose kundër Barcelonës ose kundër Athletic Bilbao të dielën.