Në kohën kur thashethemet për një largim të mundshëm të Julian Zlvarez nga Atletico Madrid po pushtonin mediat sportive dhe Barcelona shihej si destinacioni i tij i radhës, ka qenë vetë klubi madrilen ai që ka ndërhyrë fuqishëm për t’i dhënë fund çdo spekulimi
Përmes një deklarate zyrtare të dhënë për “Diario AS”, bardhekuqtë kanë mbajtur një qëndrim kategorik dhe të prerë, duke i shuar që në nisje të gjitha shpresat e katalanasve.
Drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë si kristali se nuk ekziston absolutisht asnjë shumë parash me të cilën Barcelona mund të blejë kartonin e Julian Alvarez. Ata theksuan me forcë se sulmuesi argjentinas nuk do të transferohet në “Camp Nou” dhe se nuk ka asnjë hapësirë për negociata mes klubeve për këtë çështje. Ky reagim i shpejtë vjen si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zërave të merkatos që po qarkullonin me shpejtësi.
Për t’i vënë vulën kësaj historie, madrilenët kanë lëshuar një ultimatum të vërtetë dhe të pamundur për rivalët e tyre të La Ligas. Ata kanë bërë të ditur se e vetmja rrugë, sado absurde të tingëllojë, është që Barcelona të paguajë menjëherë klauzolën e plotë të lirimit e cila kap shifrën e çmendur prej 500 milionë eurosh, ose përndryshe nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje. Me këtë “mur” të ngritur, Atletico konfirmon se Alvarez është i paprekshëm dhe një nga shtyllat kryesore të projektit të tyre.



