Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me moderatorët Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku foli për Kombëtaren shqiptare, ecurinë e futbollit në vend dhe objektivat e ardhshme të Shqipërisë. Duka, i cili drejton FSHF-në prej vitit 2002, konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit shqiptar, duke qenë pjesë e zhvillimeve historike të Kombëtares, përfshirë kualifikimet në kompeticionet europiane. Gjatë intervistës ai u shpreh i kënaqur me performancën e ekipit kombëtar dhe atmosferën pozitive që është krijuar rreth futbollit shqiptar.
Në intervistë u diskutua edhe për të ardhmen e Kombëtares dhe stafin teknik, ndërsa Armand Duka komentoi objektivat për kualifikimet e ardhshme dhe besimin tek grupi aktual. Aktualisht, trajner i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë Sylvinho dhe nuk ka pasur një zyrtarizim që ai të jetë zëvendësuar nga Rolando Maran. Në bisedën me Salsanon dhe Elonën nuk munguan as momentet me humor dhe pyetjet pikante lidhur me të ardhmen e ekipit kuqezi.
Në këndvështrimin tim, thuhet shpesh që nëse trajnerët do t’i ndanim në ata që e kanë filluar poshtë dhe ata që kanë qenë nga lart, ky që ne kemi emëruar tani është nga kjo kategori që ka filluar nga poshtë. Nëse do ta krahasonim me natyrën e Gianni De Biasi, që janë bërë vetë, e kanë filluar nga poshtë dhe kanë bërë karrierë në ngjitje.
Cili është objektivi i parë që i kanë vendosur?
Objektivat i kam bërë edhe publike dhe ja kam thënë që ditën e parë trajnerit, që sot në kushtet që jemi në ndeshjet në Champions League duhet të jemi në vend të parë dhe të ngjitemi në grupin B dhe të kualifikohemi në Kampionatin Europian 2028.
Si erdhi përzgjedhja e tij për t’u bërë trajner i Kombëtares?
Në momentin që t’i kërkon të ndërrosh, të vijnë vetë propozimet dhe nga ato i selekton dhe bën vetë një short list, me të cilët t’i i takon. Një nga ato ka qenë edhe trajneri që ne kemi emëruar. E kam parë në televizor, e kam takuar dy herë para emërimit. Në një lloj mënyre, na ka bindur eksperienca e tij.
Salsano u shpreh që ai duket shumë strikt dhe autoritar, si pritet të jetë?
Trajnerët italianë janë të disiplinuar në përgjithësi, brenda dhe jashtë fushe. Në një lloj mënyre, unë kam eksperiencë me trajnerë gjermanë, kroatë dhe italianë, por italianët unë i klasifikoj tek ato që kanë më shumë disiplinë se gjermanët.
