John Ruddy theu gishtin gjatë stërvitjes të enjten dhe humbi EURO 2012


Tekniku i Danimarkës Morten Olsen listoi mbrojtësin Jores Okore dhe sulmuesin Nicklas Pedersen dhe plotësoi listën finale me 23 lojtarë që do të shkojnë të luajnë në Poloni dhe Ukrainë për  UEFA EURO 2012.


Okore, 19 vjeç, fitoi vendin pas një sezoni të suksesshëm në kampionatin danez ku luan me kampionët në fuqi të Nordsjællanddhe deri më sot ka shënuar dy pjesëmarrje ndërkombëtare në miqësoret e Danimarkës kundër Suedisë dhe Finlandën nëntorin e kaluar. Pedersen ka luajtur tri herë në fazën parakualifikuese, ku Danimarka u rendit e para në Grupin H, por 24 vjeçari ende nuk ka realizuar golin e vet të parë në ndeshje ndërkombëtare.


“Pas një viti shumë të mirë, Jores është dominuar si një nga katër mbrojtësit tanë qendrore,” tha tekniku Olsen. “Sa për Nicklas, ne nuk kemi dyshuar kurrë në cilësitë e tij por kemi patur dilema mbi gjendjen e tij fizike. Gjatë seancave të stërvitjes në Helsingor ai jo vetëm që konfirmoi aftësitë e veta teknike dhe golashënuese, por ne e testuam atë edhe në kushte ekstreme fizike e dolën të kënaqur.”


Danimarka do të luajë miqësore me Brazilin dhe Australinë para se të fillojë Europiani 2012, ku luan në Grupin B. Në 9 qershor ajo do të përballet me Hollandën dhe më pas me Portugalinë e Gjermaninë, një një grup që besohet se do të sjellë shumë spektakël.


Skuadra e Daminarkës


Portierë: Thomas Sørensen (Stoke City FC), Stephan Andersen (Évian Thonon Gaillard FC), Anders Lindegaard (Manchester United FC).


Mbrojtës: Lars Jacobsen (FC København), Daniel Wass (Évian Thonon Gaillard FC), Daniel Agger (Liverpool FC), Simon Kjær (AS Roma), Andreas Bjelland (FC Nordsjælland), Simon Poulsen (AZ Alkmaar), Jores Okore (FC Nordsjælland).


Mesfushorë: Christian Poulsen (Évian Thonon Gaillard FC), Jakob Poulsen (FC Midtjylland), William Kvist (1. FC Nürnberg), Niki Zimling (Club Brugge KV), Thomas Kahlenberg (Évian Thonon Gaillard FC), Christian Eriksen (AFC Ajax), Michael Silberbauer (BSC Young Boys), Lasse Schøne (NEC Nijmegen).


Sulmues: Dennis Rommedahl (Brøndby IF), Nicklas Bendtner (Arsenal FC), Michael Krohn-Dehli (Brøndby IF), Tobias Mikkelsen (FC Nordsjælland), Nicklas Pedersen (FC Groningen).