Norvegjia
Egil Olsen, trajneri i Norvegjisë, duket se ka “kopjuar” teknikun e Shqipërisë, Xhani de Biazi, pasi dje ka vendosur të nisë përgatitjet për sfidën e rëndësishme të 7 qershorit në Tiranë, edhe pse nuk ka në dispozicion shumë prej lojtarëve. Në listë bien në sy futbollistë të rinj që janë në kampin stërvitor të Norvegjisë. Shumica janë futbollistë të U-21 të Norvegjisë, që priten të jenë pjesë e ekipit të parë. Frika dhe qëllimi për të mposhtur kuqezinjtë kanë bërë që ai të nisë një punë parapërgatitore dhe në fund të majit të grumbullojë të gjithë skuadrën. Ashtu si Shqipëria, edhe norvegjezët kanë mungesa të shumta në skuadër. Ndërkohë është mësuar se në Tiranë pritet të zbarkojnë vetëm 300 tifozë norvegjezë. Shumë pak për një skuadër që kërkon të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të eliminatoreve, kur kujtojmë se 5 mijë shqiptarë pushtuan stadiumin e Oslos më 22 mars.
300 tifozë
Priten vetëm 300 tifozë norvegjezë në Tiranë. Shumë pak për një skuadër që kërkon të fitojë, kur kujtojmë se 5 mijë shqiptarë pushtuan stadiumin e Oslos më 22 mars