Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka rrëfyer në “Exclusive” në Top Channel gjithë çfarë ndodhi në Beograd.
Olsi Rama ishte pikërisht në atë incident të rëndë, teksa thotë se kur i kthehet kujtesës, duket si një film.
“Është pak si film kur e kujton në retrospektiv, dy ditë të çuditshme të jetës, sepse vajtja ime në Beograd ishte një dëshire duke qenë se në atë ndeshje nuk kishte tifozë dhe nuk lejoheshin sepse mbase po të lejoheshin normalisht mbase nuk do ta kisha kaq të madhe këtë shtytjen për të vajtur.
Sepse mbaj mend në atë kohë kur flisnim me miqtë dhe i thonim a do vinim, na thonin “ça duam ne atje do të jetë luftë”, unë nuk e kisha këtë perspektiven e idesë së luftës pavarësisht se e kisha idenë që mund të shkonte situata deri në një lloj situate konfliktuale, por jo aq ekstreme”, rrëfen ai për gazetarin e Top Channel Endi Tufa.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte më tepër situata përpara ndeshjes, pasi nuk kisha parë në asnjë stadium që kam qenë edhe në derbit e famshëm të Tiranës, të Milanos, të Athinës nuk kam parë një situatë aq antagoniste, një stadium të tërë që të ishte aq shumë i acaruar emocionalisht. Kur shkon në një ndeshje të tillë ka një pjesë të ultrasve kanë një axhendë të tyren, një pjesë tjetër që shikojnë madje kur ultrasit e teprojnë janë atë më neutralët që çohen të thonë “po boll se kemi ardhur të shohim ndeshjen”. Në Beograd kjo nuk ekzistonte ishte një stadium i tërë që kishte një ngarkesë energjie emocionale të karikuar në mënyrë antagoniste mund të them”, u shpreh Rama.
“|Skuadrat ishin të rreshtuara përballë nesh dhe në një moment tek himni shqiptarë u çova për të kënduar në shenjë mbështetjeje për ekipin, unë kam qenë sportist kam luajtur me kombëtaren dhe asnjëherë nuk kam kënduar himnin, sepse them që s’di të këndoj, ndërkohë që thirrjet ishin aq të zhurmshme sa që nuk dëgjohej asgjë edhe pse i kishim afër. Kur erdhi radha himnit të tyre u ula në shenjë proteste dhe kur u ula ndjeva që kisha një kontraktim nga krahu i majtë, domethënë e gjithë ajo atmosferë më kishte kontraktuar e ndikuar sepse ishte diçka e pa jetuar më parë.
Në atë ndeshje nuk lejoheshin simbolet kombëtare dhe unë vesha një bluzë të kuqe Ferrari që kisha, ndërkohë që aty me të kuqe luante Serbia, unë nuk e kisha këtë informacion, por sigurisht e kuqja ime ishte për Shqipërinë. Në një moment kur ekipi ynë krijoi një situatë për gol ne bërtitëm, pak çaste më vonë ishte Mavraj që krijoi një rast tjetër dhe ne bërtitëm edhe më shumë.
Atë moment u kthyen tifozët nga ne pasi ra stadiumi qetësi, aty pati një moment tensioni pasi një person nga poshtë na shau dhe shqip dhe ne sigurisht nuk mund të lejojmë që të na shajnë, sidomos nga familja dhe reaguam brenda normales. Por i gjithë stadium ishte kthyer nga ne përpara së te futej droni dhe aty ndërhyri policia që na nxori nga tribuna në korridor dhe unë dronin e pashë nga dera e hapur së lozhës, sepse isha në korridor dhe u futa më pas në dritare, se kisha një aparat që fotografoja dhe filmoja, dhe ai ishte molla e sherrit sepse menduan që “ky kishte telekomandën e dronit””, kujton ai.
Top Channel