Nuk do të ketë ndryshime te Olympique Marseille; Roberto De Zerbi dhe stafi tij do të qëndrojnë në pankinën e klubit francez deri në fund të sezonit.
Pas disfatës ndaj Brugge në Ligën e Kampioneve që i kushtoi eliminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian, seanca stërvitore e së enjtes u zhvillua nga zëvendëstrajneri Andrea Maldera duke lënë të kuptohet se do të kishte një ndryshim në pankinën e skuadrës.
Por në takimin e zhvilluar gjatë natës së enjte mes drejtuesve të Marseille dhe De Zerbit duket se u kthye qetësia me trajnerin italian që iu bashkua skuadrës për të udhëtuar drejt Parisit ku skuadra marsejeze do të luajë ndaj Paris FC
Humbja e rëndë 3-0 ndaj brugge dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve në mënyrën më të çuditshme pas golit të portierit Trubin në Benfica-Real Madrid, rrezikoi që të linte plagë të thella te Olympique Marseille. Edhe se skuadra marsejeze është plotësisht në garë për një vend në Champions në kampionatin francez, e ardhmja e De Zerbit u duk se ishte në fije të perit. Por tani erdhi ky zhvillim pozitiv me De Zerbin që do të vazhdojë të qëndrojë në pankinën marsejeze të paktën deri në fund të sezonit.
