Lajmi i ndarjes nga jeta të Diogo Jotës, yllit të Liverpool-it, dhe vëllait të tij André Silva, ka prekur thellë botën e futbollit dhe opinionin publik në mbarë globin.
Të dy vëllezërit humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik në Spanjë, duke lënë pas një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe dashamirët e tyre.
Pamjet e fundit të publikuara tregojnë momentin prekës kur familjarët dhe bashkëshortja e Diogos, Rute Cardozo, mbërritën për të identifikuar trupat. Lotët, trishtimi dhe dhimbja në fytyrat e tyre nuk mund të fshiheshin.
Pas përfundimit të autopsisë dhe analizave të ADN-së, trupat e dy të rinjve u identifikuan zyrtarisht dhe u transportuan drejt Portugalisë, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Rute Cardoso y la madre de Diogo Jota, devastadas a la salida de la morgue tras reconocer sus cuerpos.
— ElDesmarque (@eldesmarque) July 4, 2025
Entre los presentes que las acompañaban, un Jorge Mendes que no podía ocultar las lágrimas.
🔗 https://t.co/XJo4TIeeN9 🔗 pic.twitter.com/2RrvXnbM0X
