Një incident i pazakontë dhe me përmasa skandali ka shpërthyer në Kupën e Botës 2026. Këtë herë jo në fushën e blertë, por brenda dhomës së VAR-it.
Zyrtari Shaun Evans është kapur nga kamerat gjatë transmetimit duke bërë një gjest me dorë që menjëherë ka ngjallur reagime të ashpra. Veprimi në fjalë u interpretua masivisht si një simbol i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë dhe lëvizjet e supremacisë.

A ishte tik nervor apo mesazh ekstremist i koduar?
Pasi pamjet bënë xhiron e botës, Evans theu heshtjen duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me grupet ekstremiste. Ai u justifikua duke u shprehur se lëvizja e dorës ishte thjesht një “dridhje e pavullnetshme dhe e nënvetëdijshme”, një lloj tiku nervor i shkaktuar nga stresi dhe përqendrimi i lartë gjatë monitorimit të ndeshjes.
Megjithatë, debati në rrjet mbetet i ndezur. Kritikët theksojnë se ekstremistët i përdorin shpesh këto gjeste (si p.sh. shenja “OK” me gishta) pikërisht për të krijuar një “zonë gri”, duke dërguar mesazhe të koduara për mbështetësit e tyre, për t’u justifikuar më pas se ishte thjesht një keqkuptim ose lëvizje e rastësishme.
Tani, sytë janë drejtuar nga FIFA, e cila pritet të rishikojë pamjet dhe të mbajë një qëndrim zyrtar mbi këtë shkelje të mundshme të politikës së saj me tolerancë zero ndaj mesazheve politike.



