Në Serbi duket se po mbizotëron frika dhe ankthi përpara duelit me Shqipërinë në Leskovc dhe këtë po e tregojnë mediat vendase.

Paranojat e serbëve janë treguar te lajmi i fundit i portalit “Kurir.rs”, i cili shënjestrën klubin e Juventusit, me këtë të fundit që vendosi të urojë në gjuhën shqipe Edon Zhegrovën për duelin e sotëm me Slloveninë.

“Fat të mbarë, Edon”, shkruhej në postimin e bardhezinjve në rrjetet sociale, e cila shoqërohej me flamurin e Kosovës.

Menjëherë, portali serb e cilësoi këtë gjë si skandal, duke shkruar: “Skandal i madh! Vlahovic do të shokohet! Juventusi njoftoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në gjuhën shqipe!”.