Dy futbollistët e njohur shqiptarë, Alen Sherri dhe Kristjan Asllani, u aktivizua titullarë, në duelet e fundit të Serisë A, që skuadrat e tyre zhvilluan mbrëmjen e djeshme.
Gardianit shkodran iu besua vendi i titullarit, në përballjen ndaj Napolit, teksa rezulton një ndër futbollistët me vlerësimin më të lartë te Cagliari, duke bërë plot 4 pritje vendimtare.

Sherri u vlerësua me notën 7.4 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë 82 minuta.

Ndërkohë për sa i përket Asllanit, mesfushori shqiptar, u aktivizua gjatë gjithë takimit në triumfin 0-2 që Interi arriti ndaj Comos, duke u vlerësuar me notën 6.8.