Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në “Arenën e Demave” ku një punonjës policie përfundoi i plagosur në spital nga aktet e dhunës së tifozerisë së Partizanit, ku dy prej tyre u arrestuan, ka reaguar edhe klubi nëpërmjet një deklarate publike duke sulmuar policinë e shtetit, për shkak të mungesës së bashkëpunimit për mbarëvajtjen e derbit.

Sipas klubit të Partizanit ka qenë pikërisht kjo mungesë mbështetje dhe boshlliku i krijuar që ka sjellë edhe incidentet dhe aktet e dhunës midis dy tifozerive.

Më poshtë reagimi i plotë!