
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ditën e prezantimit të Dani Alvesh nuk përjashton as rikthimin e Andres Iniestës dhe Lionel Messit.
Pas emërimit të Xavit në stolin e Barcelonës dhe rikthmit të Dani Alveshit, te Barcelona duket se nuk kanë në plan t’i japin fund operacionit “rikthimi”. “Një rikthim të Mesit dhe Iniestës? Nuk e përjashtoj. Kjo gjë ka ndodhur me Danin, mund të ndodhë edhe me ata”, tha Joan Laporta.
“Ka personalitete që e kanë bërë klubin të madh dhe Leo dhe Andres janë dy lojtarë spektakolarë. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, ata po luajnë ende. Kanë qenë të mëdhenj te Barcelona dhe e kanë bërë klubin edhe më të madh. Janë lojtarë me një kontratë në fuqi me klube të tjera dhe kjo gjë duhet respektuar, por në jetë nuk i dihet asnjëherë”, vijoi ai.
Messi aktualisht luan te PSG dhe Iniesta te Visel Kobe në Japoni, edhe pse në 2022-shin ata do të mbushin respektivisht 35 dhe 38 vjeç.