Spanja ka mbetur pa trajner pas eliminimit nga Botërori, teksa ka shkëputur marrëveshjen me Luis Enriken. Federata iberike e futbollit nuk ka vonuar dhe e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për Luis De La Fuente, i cili është zyrtarizuar në krye të klubit. 61-vjeçari ka drejtuar moshat e kombëtares spanjolle, duke qenë i suksesshëm me to.
Ai ka fituar Kampionatin Europian për U-19 në vitin 2015, Kampionatin Europian për U-21 në vitin 2019 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”.
De La Fuente pritet të prezantohet ditën e hënë dhe debutimin e tij do ta bëjë në mars për kualifikueset e EURO 2024.