
Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Barcelonës, Lionel Messi është kthyer në stërvitje pas përpjekjes së tij të dështuar për t’u larguar nga klubi.
Messi, 33 vjeç, paraqiti një kërkesë transferimi në 25 gusht, por tha të premten e kaluar se do të qëndronte sepse është “e pamundur” për çdo skuadër të paguajë klauzolën e tij të lirimit.
Kjo është hera e parë që Argjentinasi stërvitet me shokët e tij që nga ardhja e menaxherit të ri Ronald Koeman.
Barcelona fillon fushatën e saj në La Liga kundër Villarreal në 27 Shtator.
Messi dështoi të marrë pjesë në testimin e klubit për Covid-19 më 30 gusht dhe ka munguar në trajnim që nga dërgimi i një faksi duke informuar klubin për dëshirën e tij për të ushtruar një klauzolë në kontratën e tij, e cila ai besonte se do ta lejonte atë të largohej falas me efekt të menjëhershëm .
Të dy Barcelona dhe La Liga këmbëngulën që klauzola nuk ishte më e vlefshme.
Presidenti i La Liga, Javier Tebas tha nuk kishte qenw kurrë seriozisht i shqetësuar pwr largimin e Messit nga Barcelona
“Ne duam që Messi të jetë me ne. Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe ne duam që ai të përfundojë karrierën e tij në La Liga. Ai ka qenë me ne për 20 vjet dhe ne jemi kaq të kënaqur që ai po qëndron me ne dhe nuk do të shkojë në një kampionat tjetër ” tha Tebas.