‘Kujtoj ardhjen e tij te kombëtarja franceze, një adoleshent, por që ishte fenomen për moshën e tij, një fenomen në shpejtësi, efikasitet’-kështu tregon Guy Stephan, asistenti i Didier Deschamps në lidhje me Kylian Mbappe në debutimin e këtij të fundit në 25 mars të 2017 kur ishte vetëm 18 vjeç dhe tani në moshën 27 vjeçare ndaj Irakut ditën e hënë do të luajë ndeshjen e tij të 100, gjatë të cilave sulmuesi transalpin ka mundur të shënojë 58 gola duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e kësaj kombëtareje.
Dhe jo vetëm kaq, Mbappe ka kaluar edhe 13 golat e shënuar në Botërorë nga Just Fontaine dhe kërcënon Lionel Messin dhe Miroslav Klose që janë me 16 gola secili. Mbappe, kampion bote në 2018 dhe nënkampion bote në 2022 është në kuotën e 14 golave të shënuar në kompeticionet të tilla
Në 25 mars të 2017, Mbappe luajti minutat e para me përfaqësuesen franceze në ndeshjen e fituar me Luksemburgun 3-1. Luajti 15 minuta si sulmues i majtë u aktivizua në minutën e 78 në vend të Payet. Ishte fillimi i një historie të mrekullueshme. Në ndeshjen e tij të pestë me Francën shënoi golin e parë në 31 gusht 2017. Në Saint Denis ndaj Holandës ishte sërish zëvendësues. Hyri në fushë në minutën e 75 në vend të Oliver Giroud dhe shënoi golin e katërt në fitoren 4-0 ndaj Portokallinjve në kualifikueset e Botërorit të 2018 në Rusi ku u shpall kampion.
Në atë Kupë bote i luajti të gjitha ndeshjet duke shënuar 4 gola. Edhe në Katar në 2022 ku shënoi 8 gola, 3 nga të cilët në finalen ndaj Argjentinës ku Franca humbi me penallti. Në këtë edicion ka 2 gola, Franca ka nevojë për më shumë teksa ai arrin në 100 ndeshje me kombëtaren.
Në këtë pikë, Mbappe është tashmë mes 10 futbollistëve me më shumë ndeshje me Francën teksa përpara tij ka trajnerin e tij Deschamps me 103, Patrick Vieria, me 107; Zinedine Zidane, me 108; Marcel Desailly, me 113; Thierry Henry, me 123; Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud, të dy me 137; Lilian Thuram, me 142 dhe Hugo Lloris, me 145 dhe nga i cili Mbappe ka trashëguar edhe shiritin e kapitenit. Për momentin Kylian Mbappe është në 99 ndeshje, 7969 minuta dhe 84 ndeshje si titullar. Janë 15 ndeshje në 3 botërorë, 9 në dy evropianë, 29 në kualifikuese për Evropianë e botërorë, 21 në Nations League të cilën e ka fituar në 2021 dhe 25 ndeshje miqësore. Kylian Mbappe është vetëm 27 vjeç dhe ka ende shumë ndeshje për të zhvilluar, ndërkaq nga Irakut është ndeshja e 100.
Top Channel
