Dinamo ka zgjatur bashkëpunimin me mbrojtësin e djathtë Bekim Maliqi, duke i besuar atij një kontratë të re deri në vitin 2028.
Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar rinovimin, me Maliqin që do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës dinamovite për dy sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi është jashtë fushave që prej dhjetorit të vitit 2025, për shkak të një dëmtimi, ndërsa Dinamo shpreson ta rikthejë sa më shpejt në dispozicion për ndeshjet e Abissnet Superiores.
Maliqi iu bashkua Dinamos dy vite më parë dhe tashmë ka vendosur të vijojë aventurën me blutë deri në vitin 2028.
“Bekim Maliqi ka zgjatur bashkëpunimin me klubin, duke firmosur për dy sezone të tjera me Dinamon. Pas dy vitesh me fanellën dinamovite, Maliqi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, duke vijuar rrugëtimin e tij me Blutë deri në vitin 2028”, njoftoi klubi në kanalet zyrtare.
