Askush nuk do e kishte menduar që një futbollist i cili luan në Amerikë, një ditë do të fitonte Topin e Artë. Dhe këtë vit duket se do të jetë Leo Mesi, ai që më 26 tetor do përjetojë sërish një gëzim të tillë.
39-vjeçari konsiderohet që tashmë favorit, pa u luajtur finalja me Spanjën. Pas gjysmëfinaleve, askush nuk ka bërë si Mesi dhe vëmendja është e gjitha tek ai në çdo ndeshje.
Plot tetë gola dhe katër asistime e mbajnë në vendin e parë në listën e golashënuesve. Mesi është përballë Spanjës në finale dhe ky është fati i tij i madh.
Kjo pasi në garën për Topin e Artë nuk ka një individ të vetëm, i cili mund ta konkurrojë. Lojtarët e spikatur të Spanjës nuk kanë shkëlqyer në nivel klubi gjatë sezonit të fundit. Sa i përket Botërorit, është i gjithë grupi nga i cili nuk mund të ndahet një protagonist.
Mbape humbi mundësinë e artë me Francë, ndërsa Kejn dogji të tijën tek Anglia. Jamal ndërkohë ka qëndruar në hije gjatë Botërorit. Aktualisht është Mesi favorit, për të shkruar historinë dhe që të marrë për herë të nëntë çmimin më prestigjioz sa i përket lojtarëve.
