Moto GP


Lorenco dhe Kruçlou në podium, Rosi i shtati


Dani Pedrosa me Hondën fitoi Moto GP në Republikën e Çekisë pas një dueli të madh dhe parakalimit të Lorencos me Yamaha në xhiron e fundit, i cili u ngjit i dyti në podium. Gjithashtu, në podium u ngjit edhe Kruçlou, i cili u rendit një vend përpara Doviziosos, që gjithashtu garon me Yamaha. Në vendin e shtatë u rendit “Doktori”. Në klasifikim Lorenco qëndron si lider, pasi ka 245 pikë dhe pas tij renditet Pedrosa me 232. Kalimi i Lorencos në vendin e dytë ndodhi për shkak të akselerimit në pistë, pasi spanjolli u paraqit më mirë. Këtë herë Rosi renditet më mirë, ai ngrihet në disa pozicione më sipër se ato të mëparshmet. Por kjo duket si “Fitorja e Pirros” për të, sepse nisjen e pati nga vendi i 14. Lorenco dhe Pedrosa provojnë të luajnë, këtë herë me rekord në xhiro, pasi Horge regjistroi kohën më të mirë, 1:58.274. Gjithashtu dhe Rosi e bën këtë gjë me Dukatin e tij, por në kthesa frenon rëndë. Numri 46 e nis bukur garën me Yamahan e Doviziosos, por Andrea ndryshon xhirot e motorit dhe shkon të ndjekë nga pas shokun e skuadrës, Kruçlou, i cili ishte i impenjuar që në fillim për të qëndruar me të parët e garës. Rosi arrin vetëm 3 sekonda nga Dovizioso. Në fakt nuk është aspak e lehtë gara kur Stefan shtyn Hondën e tij në qoshe të rrugës dhe provon t’i përgjigjet Valentinos me ndryshime të shumta, por në fund i përgjigjet gjermanit. Dhjetë xhiro nga përfundimi, Pedrosa merr kurajë të kalojë Lorencon. Është një Dani i pabesueshëm që ka shkëputje dhe vendos në pozicion të vështirë Horgen, i cili e akuzoi në fillim për një goditje, por që më pas u rikthye në pistë për të fituar. Në fund Rosi stabilizohet në vendin e shtatë, i cili ka përpara De Puniet dhe Abraham që janë vetëm 20 sekonda më para. Dovizioso nuk duket i lumtur, sepse qëndron në vendin e katërt për vetëm dy sekonda, pasi Kruçlou garon më mirë. Kur duheshin dhe pesë xhiro për të përfunduar garën, Pedrosa është ndeshur me Lorencon për vendin e parë. Çdo gabim i secilit i jepte njërit apo tjetrit vendin e parë. Por, në manovrën e fundit Pedrosa tregon aftësitë e tij, parakalon me vështirësi dhe një xhiro përpara përfundimit merr vendin e parë, duke iu afruar në listë Lorencos me 13 pikë.