Merkato e janarit po afron dhe të gjitha klubet kanë filluar punën për të përforcuar kontingjentin e lojtarëve. Një nga lojtarët që tërheqin më shumë janë atë drejt skadencës ose që nuk kanë kontratë dhe kësaj liste i është shtuar edhe ish-ylli i Real Madrid, Pepe.
Portugezi, i cili u transferua te Beshiktashi në Turqi në 2017, ka prishur kontratën me klubin turk, me të cilin ka realizuar shtatë gola në 52 ndeshje.
Duke parë karrierën dhe eksperiencën që ka , ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për çdo skuadër, por, edhe pse mund të merret me kosto zero, rroga e tij nuk mund të konsiderohet e ulët.
Dhe “Marca” ka zbuluar se është pikërisht kjo arsyeja pse Beshiktash ka vendosur ta lërë të lirë të largohet, me klubin bardhezi që po kalon një krizë financiare. Sipas “Marca” para se të largohej nga ekipi, Pepe ka hequr dorë nga rroga e muajit të fundit dhe ka kërkuar që ato pará të përdoreshin për të likuiduar stafin (veçanërisht ata që merren me kuzhinën dhe fushën).
Një zgjedhje me të vërtetë e papritur për një futbollist që ka patur gjithmonë hijen e të fortit në fushë.
Duket se dashuria për Beshiktash ka fituar mbi gjithçka.
16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)