Dragan Xhajiç, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, në një intervistë të fundit për mediat serbe ka theksuar se po punohet për të zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Piksin e famshëm të serbisë.
Ai u detyrua gtë largohej pas humbjes me Shqipërinë Leskovc më 11 tetor, një humbje që i minimizoi dukshëm shanset e tyre për të arritur të paktën venidn e dytë që aktualisht e mban Shqipëria.
Xhajiç e tha qartë se të gjithë lojtarët e kombëtaresqë do të luajnë për ekipin kombëtar serb në nëntor duhet të japin më të mirën në duelet kundër Anglisë dhe Letonisë, pavarësisht faktit që ata nuk e kanë më në dorën e tyre “play-off”-in si e ka Shqipëria. Dhe është pikërisht ajo humbje që e kishte lënë në heshtje për më tepër se një javë presidentin e Federatës Serbe të Futbollit i cili i është rikthyer edhe një here humbjes që ende djeg për ta.
“Ishte një Dështim! Një dështim kolosal! Nuk ka diskutim. Nuk e di çfarë humbisnim… Pashë çfarë bëjnë njerëzit e zakonshëm… Për një milion arsye, ne mund dhe duhej të bënim më mirë,” – tha Xhajiç që komentoi për herë të parë publikisht mendimin për atë humbje dhe fitore historike të kombëtares shqiptare.