Tekniku brazilian Silvinho ka zgjedhur 11 lojtarët të cilët do të luajnë mbrëmjen e sotme përballë Ishujve Faroe.
Trajneri ka përzgjedhur skemen 4-3-3, teksa në portë do të luajë Tomas Strakosha që zëvendëson gardianin Etrit Berisha. Përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti, teksa mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Bajrami prapa shpinës së tij.
Këtë herë ungojnë emra të rëndësishëm si Berisha, Hysaj, Ramadani, Seferi e Cikalleshi, me ndryshimet që kanë prekur çdo repart të kuqezinjve për këtë sfidë.
Kujtojmë se Shqipëria është kualifikuar tashmë për Europianin 2024, por një fitore sot do na siguronte vendin e parë në grup dhe rjedhimisht, një grup më të lehtë në fazën e parë të Europianit.