Duket se dashurisë së made të Dani Alves me Joana Sant i ka ardhur fundi. Spanjollja, e cila është një modele e njohur në vendin e saj është e martuar me futbollistin ndërkombëtar brazilian, i cili tashmë ndodhet në burg prej gjashtë ditësh me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze në një klub të Barcelonës.
Edhe pse Joanna Sant ishte e sigurt për pafajësinë e ish-asit të Barcelonës dhe postoi histori mbështetjeje pas arrestimit të tij, ajo vendosi të ndryshojë linjën e saj dhe fshiu të gjitha fotot e tyre së bashku nga Instagram.
Tashmë në profilin e saj nuk ekziston më asnjë foto me Alves, madje edhe ajo e Botërorit të Katarit ku kishte veshur fanellën e Brazilit me emrin dhe numrin e Alves në tribunë u fshi.
Pas zbulimeve të ditëve të fundit dhe publikimit të dëshmisë së 23-vjeçares, Santh ka ndryshuar qëndrim. Dani Alves pohoi para hetuesve dhe atyre përreth tij se nuk e kishte takuar as vajzën në klubin e Barcelonës natën e 30 dhjetorit.